Kosovë i drejtohet Ministrisë së Shëndetësisë: “Nuk kisha as dorezat e duhura për kryerjen e ndërhyrjeve, pajisjen e mora me vete”

E publikuar: 15/07/2022 12:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Profesori australian i Kirurgjisë Specialistike, Pady Dewan i cili deri më tash ka kryer 300 ndërhyje të komplikuara tek fëmijët në Klinikën e Kirurgjisë së fëmijëve në Qendrën Klinike Universitare, ka treguar për problemet e shumta që pati gjatë kryerjes së ndërhyrjeve.

I pyetur për stafin e QKUK-së, në emisionin ‘Doktor Plus’ që është prodhim i Gazetës Infokus, ai ka dhënë edhe një mesazh për Ministrinë e Shëndetësisë. Derisa ka lavdëruar stafin e Klinikës së Kirurgjisë së Fëmijëve një gjë të tillë nuk e bëri edhe për ministrinë. Kjo për shkak të mungesës së mjeteve gjatë ndërhyrjeve e që sipas tij me pak interesim dhe investim nga Ministria e Shëndetësisë kjo gjendje në klinikën e re do të ndryshonte.

“Ata kanë një staf kirurgjik shumë të dedikuar dhe ky është fillim i mbarë. Sa i përket stafit të infermierëve, ka mungesë të tij në numër, përderisa cilësia e këtij stafi është e një prej niveleve më të mira në botë. Dedikimi i kirurgëve për t’u siguruar që të punojnë sa më shumë që është e mundur është i pakrahasueshëm, por janë disa çështje lidhur me disa nga mjetet e punës që janë në dispozicion”, ka thënë ai.