Kosovarët nisen masivisht në deti, 20 mijë persona hynë në Shqipëri veç sot

E publikuar: 15/07/2022 14:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Share:

Në Pikën Kufitare të Morinës në 15 ditëshin e parë të korrikut është shënuar fluks lëvizje të pushuesve nga Kosova që edhe këtë sezon po zgjedhin bregdetin shqiptar për të kaluar pushimet.
Edhe këtë të premte në orët e para të mëngjesit sipas burimeve kufitare kanë hyrë në Shqipëri mbi 20 mijë qytetarë të Kosovës ndërkohe që ky fluks do të jetë edhe më i madh pasdite dhe në fundjavë.
Shumë nga pushuesit e Kosovës thonë se këtë sezon çmimet e larta po ndikojnë edhe në kohën e qëndrimit të tyre në bregdet.

Në Morinë në ditët e zakonshme të javës veprohet me procedurë të përshpejtuar për të shmangur krijimin e radhëve të gjata dhe janë në punë shtatë sportele ndërkohe që në fundjavë do të jenë pa kontrolle në kufi.

Këtë sezon ndryshe nga vitet e tjera në asnjë moment nuk janë shënuar radhë dhe pritje ne kufirin Shqipëri-Kosovë.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!