“Kosova në Udhëkryq”, Nisma paralajmëron turin e tubimeve me qytetarë

E publikuar: 25/05/2022 22:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Partia joparlamentare Nisma Socialdemokrate, ka njoftuar se nga nesër vazhdon turin e tubimeve me qytetarë me temën “Kosova në Udhëkryq”.

Në njoftim thuhet se në këto tubime, i pranishëm do të jetë edhe kryetari i partisë, Fatmir Limaj.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar përfaqësues të mediave,

Ju njoftojmë se, NISMA Socialdemokrate nesër vazhdon turin e debateve me qytetarë, me temën KOSOVA NË UDHËKRYQ.

I pranishëm në këtë debat do të jetë kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj dhe anëtarë tjerë të kryesisë qendrore.

Debati do të mbahet nesër me qytetarët e Prizrenit.

DATA: 26 maj 2022

ORA: 19:00

VENDI: Hotel Theranda – Prizren