Kosova në epërsi ndaj Bullgarisë

E publikuar: 10/06/2019 21:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjuajtje e mrekullueshme nga Bersant Celina nga distanca, por topi u ndal nga portieri bullgar.

’30 – Kalon gjysmë ore lojë. Kosova mban epërsinë dhe vazhdon dominimin në fushë.

’27 – Një top i kthyer prapa rezulton në korner për Bullgarinë. I katërti për vendasit. Rezultati mbetet 0 me 1 pasi Bullgaria nuk arrin të shfrytëzojë rastin.

’22 – Kosova po dominon duke rrezikuar sërish bullgarët. Kosova po dominon me posedim të topit dhe raste të krijuara.

Rashica pas golit festoi me fanellën e Arbër Zenelit, që u lëndua të premten ndaj Malit të Zi.

14’ – GOL. Realizon Milot Rashica. Ai realizoi një gol të bukur pas një topi të kthyer nga mbrojtja vendase brenda zonës së rreptësisë.