Kosova mposhtet bindshëm nga Suedia

E publikuar: 28/03/2021 23:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kosova e nis sonte fushatën e dytë kualifikuese për Kupën e Botës në historinë e vet

Kosova dhe Suedia bëjnë pjesë në Grupin B kualifikues për Botërorin 2022

Ky është takimi i parë i Kosovës me Suedinë

Suedia i ka humbur 4 ndeshjet e fundit në udhëtim

90+3′ Përfundon ndeshja. Suedia mbledhë 6 pikë në krye të tabelës së grupit B, Kosova 0 pikë.

90+1′ Bernard Berisha ndëshkohet me të kuq. Detyrohet ta lë fushën.

90′ Gjyqtari i katërt jep tre minuta shtesë deri në përfundim të lojës.

89′ Hekuran Kryeziu me një goditje jashtë zonës e rrezikon portën e Seudisë, topi shkon jashtë!

88′ Forsberg tenton me një goditje ndaj portës së Dardanëve. Drejt e në duart e Ujkanit.

87′ Ndërhyrje e rrezikshme e Bernard Berishës. Ndëshkohet me karton të verdhë.

86′ Një lëshim i Kastratit për pak sa nuk ia zgjeron epërsinë Suedisë. Pret Ujkani!

83′ Zëvendësim tek Kosova: Arbër Zeneli liron fushen, Bernard Berisha në lojë.

81′ Zëvendësim i dyfishtë tek Suedia: Augustinsson largohet për Bengsston, ndërsa Claesson ia lëshon vendit Kulusevskit.

78′ Hadergjonaj e bllokon goditjen e Quaison.

75′ Zëvendësim te Kosova: Halimi largohet për t’i liruar vend Idriz Vocës.

72′ Besar Halimi ndëshkohet me karton të verdhë.

71′ Zëvendësim te Kosova: Largohet Milot Rashica, në vend të tij Lirim Kastrati.

70′ GOOOOOL Larsson shënon nga penalltia. Kosova 0:3 Suedia.

Penallti për Suedinë. Rashica e preku topin me dorë në zonë.

68′ Ujkani ia mohon golin Forsbegut me një pritje fantastike.

67′ Zëvendësime te Suedia: Ibrahimovic largohet dhe në vend të tij futet Berg. Ndërsa Isak ia liron vendin Quaisonit.

66′ Zeneli e gjen Muriqin në zonë me një super harkim, por kosovari dështon të shënojë në shtyllën e dytë.

61′ Muriqi godet nga një kënd i vështirë, pa problem për portierin suedez i cili e kap topin.

60′ Ibrahimovic e gjen Forsbergun në pikën e penalltisë, i cili godet jashtë portës.

59′ Rashica depërton në krahun e djathtë dhe harkon për Muriqin, i cili s’e arrin topin dot.

55′ Goditje nga këndi për Suedinë. Fidan Aliti e largon nga zona harkimin e Larsson.

52′ Foresberg godet fuqishëm nga distanca, por goditja e tij është tejet e pasaktë.

50′ Forsberg e huq portën nga afërsia, pasi goditja e tij me kokë shkon lart.

49′ Isak me një depërtim në zonën e Kosovës. Ujkani e pret goditjen e tij nga afërsia.

Fillon pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë, Kosova 0:2 Suedia.

45+1′ Florent Hadergjonaj kërkoin ndihmë mjekësore pas një ndërhyrje ndaj tij nga Isak, i cili ka karton të verdh Gjyqtari i fal suedezin, pavarësisht protestave nga kosovarët.

43′ Bersant Celina shumër afër golit. Sulmuesi i Kosovës e paraboloi portierin suedez me një goditje mjeshtërore, por topi përfundoi pak mbi shtyllë.

40′ Goditje dënimi për Kosovën. Harkim fantastik nga Besar Halimi por Vedat Muriqi penalizohet për pozitë jashtë loje.

35′ GOOOOL Suedia e dyfishon epërsinë kundër Kosovës. Alexander Isak e shfrytëzoi një tjetër gabim në mbrojtjen e dardanëve dhe e mposhti mes këmbëve Ujkanin me një goditje nga afërsia.

https://streamja.com/embed/oP4L5

34′ Vedat Muriqi godet bukur me kokë, por gjuajtja e tij përfundon pranë shtyllës së djathtë të portës suedeze.

31′ Suedia shumë pranë golit të dytë. Për fatin e Kosovës goditja e devijuar e Isak përfundon pak mbi portë.

27′ Isak ndëshkohet me karton të verdhë. Lojtari i parë i Suedisë që zverdhet sonte.

22′ Vedat Muriqi lëshon mundësi të artë për Kosovën, pasi megjithëse i papënguar gjuan jashtë portës nga rreth 10 metra largësi pasi u shërbye nga Milotr Rashica.

20′ Ibrahimovic godet me kokë nga largësia, por Ujkani e kap topin i palëkundur.

17′ Isak dështon të shënojë në portën boshe, pasi e kaloi edhe portierin Ujkani. Lëhtëshim për Kosovën, pasi ka mundur ta pësonte edhe golin e dytë.

13′ Florent Hadergjonaj ndëshkohet me karton të verdhë për sjellje jo sportive.

Festa e suedezëve..

12′ Gooool Gabim i tmerrshëm nga Samir Ujkani dhe Suedia kalon në epërsi. Ludwig Augustinsson shënon pas një asistimi nga Zaltan Ibrahimovichttps://streamja.com/embed/6B3l1

11′ Korner i shkurtër nga Kosova, Rashica harkon por mbrojtja suedese e largon topin.

Mbizotërim total i Kosovës pas 10 minutave lojë.

9′ Hekuran Kryeziu ndëshkohet me karton të verdhë, pas një ndërhyrjeje të ashpër ndaj Forsberg.

7′ Milot Rashica me një harkim fantastik në zonë, por Benjamin Kololli nuk arrin ta godasë topin fare edhe pse e kishte në pjatë. Mbetet 0:0

6′ Vedat Muriqi ndëshkohet me karton të verdhë, pas një ndërhyrjeje të ashpër në ajër.

5′ Goditje dënimi për Kosovën, por askush nuk i përgjigjet harkimit të Zenelit në zonën suedeze.

2′ Vedat Muriqi nuk qëllon portën nga afërsia, pas një aksioni të bukur të Kosovës, edhe pse ishte në pozitë jashtë loje.

Kosova me iniciativë në çastet e para të takimi.

Fillon takimi në Fadil Vokrri.

Skuadrat dalin në fushë, koha për himnet kombëtare.

Edhe portieri i parë Arijanet Muric, i përjashtuar nga Kombëtarja për ndeshjet e marsit për mungesë disipline, iu ofron përkrahje shokëve dardanë nga largësia.

Kanë mbetur vetëm edhe 15 minuta deri të fillim të ndeshjes.

Valon Berisha, i cili mungon shkaku i lëndimit, iu ofron përkrahje bashkëlojtarëve të vet dardanë nga largësia.

“Forca djema, gjithmonë krenar me juve”, shkroi Berisha.

Jo vetëm për Zenelin, ndeshja e sotme e veçantë është edhe për Ambasadorin e Suedisë në Britani të Madhe, Torbjörn Sohlström.

Sohlstrom kishte shërbyer në Kosovë për dy vjet si përfaqësues për Prishtinën i Javier Solanës, Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian (BE) për Politikë të Jashtme dhe Siguri.

“Ndeshja e veçantë futbolli për mua sonte. Suedia në Prishtinë për t’u përballur me Kosovën – shtëpinë time nga viti 2005 deri më 2007, dhe një shtet të cilin do ta mbajë gjithmonë afër zemrës sime”, shkroi Sohlstrom në Twitter:

Për një futbollist takimi i sotëm është më i veçantë se për të tjerët.

Për yllin e Stade de Reims, Arbër Zeneli, paraqitja për Kosovën ndaj Suedisë do të jetë e veçantë, sepse ai do të luajë për herë të parë kundër ish-shtetit që e përfaqësonte dikur.

Zeneli e kishte përfaqësuar Kombëtaren e Suedisë në nivelet e të rinjve dhe e kishte fituar Kampionatin Evropian për 21-vjeçarët para se të ndërronte aleancë dhe t’i bashkohej Kosovës më 2016.

“Për mua është një ndeshje e veçantë, sepse kam luajtur për Suedinë që nga mosha 15-vjeçare dhe pa të nuk do të isha ky që jam sot. Tani jam pjesë e Kosovës dhe dua të fitoj nesër dhe shpresoj të shënoj gol”, tha Zeneli të shtunën.

Suedia shihet si favorite në këtë takim edhe nga kompanitë botërore të basteve.

Ato i kanë vënë kuotën 1.70 fitores së mundshme të suedezëve, ndërsa barazimi ka kuotën 3.60.

Fitorja e mundshme e Kosovës e ka kuotën shumë të lartë 5.00

Lojtarët e Kosovës në ngrohje para ndeshjes

Lojtarët e Suedisë në ngrohje para ndeshjes

Kështu duket grupi B, pas fitores së Spanjës. Kosova e zhvillon sonte ndeshjen e parë. Gjeorgjia i ka humbur të dy ndeshjet e para.

Spanja e shënoi fitoren e parë në grupin B, aty ku është edhe Kosova.

Dani Olmo ia siguroi fitoren e madhe spanjollëve kundër Gjeorgjisë

Formacioni zyrtar i Kosovës:

Në mungesë të kapitenit Amir Rrahmani, i lënduar dhe Ibrahim Dresevic, i pezulluar, Florent Hadergjonaj staron në krah të djathtë, Mërgim Vojvoda në qendër bashkë me Fidan Alitin dhe Benjamin Kolollin në të majtë.

Besar Halimi dhe Hekuran Kryeziu luajnë para mbrojtjes, në mungesë të Herolind Shalës dhe Valon Berishës.

Arbër Zeneli, Bersant Celina dhe Milot Rashica luajnë prapa sulmuesit të vetëm, Vedat Muriqi.

Formacioni zyrtar i Suedisë

Zlatan Ibrahimovic do të luajë titullar dhe do të ndihmohet nga ylli i Real Socidedad, Isak.

Kosova e nis sonte në orën 20:45 fushatën e dytë kualifikuese në historinë e kombëtares për Kupën e Botës, si nikoqire e Suedinë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Trajneri i verdhekaltërve Bernard Challandes përballet me disa mungesa, veçanërisht në mbrojtje.

Kapiteni Amir Rrahmani mungon shkaku i lëndimit, Ibrahim Dresevic është i pezulluar. Në mesfushë mungojnë Valon Berisha i lënduar dhe Herolind Shala i prekur nga virusi COVID-19.

Kosova vjen nga një fitore e thellë 4:0 ndaj Lituanisë në një ndeshje miqësore në mesjavë dhe do të kërkojë ta shfrytëzojë atë për ngritje morali për takimin e sotëm, megjithëse ndeshja me Suedinë është e një niveli tjetër.

Derisa verdhekaltrit e nisin fushatën kualifikuese për Katari 2022, Suedia e bëri në mesjavë duke e mundur Gjeorgjinë 1:0.