Kosova merr mbështetje për viza nga Belgjika

30.06.2021 14:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Kosova merr mbështetje për viza nga Belgjika

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, po qëndron sot për vizitë zyrtare në Belgjikë, ku do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror. Ajo u prit në takim nga zëvendëskryeministrja njëherësh ministre për Punët e Jashtme, Çështje Evropiane dhe Tregti të Jashtme, dhe Institucionet Federale të Kulturës, Sophie Wilmès.

Me homologen e saj patën një takim të shkëlqyeshëm, duke u fokusuar në tema të bashkëpunimit bilateral dhe zhvillimet aktuale politike. Në fillim të takimit, ministrja Gërvalla ka shprehur mirënjohjen e Qeverisë së Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme të Belgjikës për një Kosovë demokratike, të qëndrueshme ekonomikisht dhe me perspektivë evropiane. Gjatë diskutimit për ecurinë e marrëveshjeve aktuale mes të dyja vendeve, u theksua nevoja për të shtyrë përpara bashkëpunimin edhe nëpërmjet marrëveshjeve të radhës që lidhen me eliminimin e taksave të dyfishta si dhe me bashkëpunimin në fushën e sigurisë.

Palët janë dakorduar për vazhdimin e konsultimeve politike në mes të ministrive të jashtme të të dyja vendeve gjatë këtij viti. Tutje kanë diskutuar për situatën politike në Ballkanin Perëndimor, bashkëpunimin rajonal si dhe bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Rruga e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian, gjithashtu ishte pjesë e kësaj bisede. Ministrja Gërvalla e njoftoi homologen e saj me synimet dhe veprimet e Qeverisë së re në këtë drejtim, e posaçërisht fokusin në forcim të sundimit të ligjit, si një prej vlera më fundamentale të BE-së. Ajo theksoi nevojën për përmbyllje sa më të shpejt të procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Nga ana tjetër ministrja Wilmès, ka ritheksuar qëndrimin mbështetës të Belgjikës për rrugën e Kosovës drejt integrimit në BE, duke përfshirë procesin e liberalizimit të vizave. Po ashtu, menaxhimi i situatës me pandeminë Covid-19 ishte temë e diskutimit.

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Vuçiq: E shoh që kam faj edhe për mungesën e rrymës në Kosovë

Vuçiq: E shoh që kam faj edhe për mungesën e rrymës në Kosovë

Dy vrasje për makinën e gërvishtur/ Sot në Peqin u vra vëllai i vrasësit të Ylber Xhahysës

Dy vrasje për makinën e gërvishtur/ Sot në Peqin u vra vëllai i vrasësit të Ylber Xhahysës

Pas konfirmimit të rasteve me Omicron, ky është raporti i IKSHPK’së për sot

Pas konfirmimit të rasteve me Omicron, ky është raporti i IKSHPK’së për sot

Protestuesit gjuajnë poqa elektrike para objektit të KEDS-it

Protestuesit gjuajnë poqa elektrike para objektit të KEDS-it

Gjest i mrekullueshëm i Granit Xhakës për tifozin e përjetshëm të Arsenalit

Gjest i mrekullueshëm i Granit Xhakës për tifozin e përjetshëm të Arsenalit

Fëmijës 3 vjeç iu dogj trupi mbi 75% në një shtëpi në Ferizaj, a është rryma shkaktare

Fëmijës 3 vjeç iu dogj trupi mbi 75% në një shtëpi në Ferizaj, a është rryma shkaktare

Kurti: Kemi arritur të stabilizojmë furnizimin dhe reduktimet pothuajse janë hequr

Kurti: Kemi arritur të stabilizojmë furnizimin dhe reduktimet pothuajse janë hequr

Kurti para bashkëpartiakëve për mungesën e rrymës: Jam i frustruar me këtë gjendje

Kurti para bashkëpartiakëve për mungesën e rrymës: Jam i frustruar me këtë gjendje

Serbia dominon tregtinë në “Ballkanin e Hapur”

Serbia dominon tregtinë në “Ballkanin e Hapur”

Shakaja e Ramës për Mustafën s’doli nga hiçi, kryetari dhe ish-kryetari s’ia çojnë mirë prej kohësh

Shakaja e Ramës për Mustafën s’doli nga hiçi, kryetari dhe ish-kryetari s’ia çojnë mirë prej kohësh

CNN: Trumpi i ka bërë shumë dëm Amerikës, por tash e bëri gjënë më të mirë ndonjëherë

CNN: Trumpi i ka bërë shumë dëm Amerikës, por tash e bëri gjënë më të mirë ndonjëherë

12 raste të reja të infektuara, një viktimë nga COVID-19

12 raste të reja të infektuara, një viktimë nga COVID-19

Haradinaj: Qeveria të mos neglizhojë obligimin për invalidët e luftës, të paguajë për ndërrimin e protezave

Haradinaj: Qeveria të mos neglizhojë obligimin për invalidët e luftës, të paguajë për ndërrimin e protezave

Edita Tahiri i reagon Kurtit: Keni marrë vota për të zgjidhur problemet e jo për të fajësuar qeveritë e kaluara

Edita Tahiri i reagon Kurtit: Keni marrë vota për të zgjidhur problemet e jo për të fajësuar qeveritë e kaluara

Vuçiq e poshtëron dhe e largon nga puna para kamerave drejtorin e Elektroekonomisë së Serbisë

Vuçiq e poshtëron dhe e largon nga puna para kamerave drejtorin e Elektroekonomisë së Serbisë

Isa Mustafa i reagon Përparim Ramës që e quajti këngëtar: Është në muajin e mjaltit

Isa Mustafa i reagon Përparim Ramës që e quajti këngëtar: Është në muajin e mjaltit