Kosova ia jep Shqipërisë 85 mijë megavat rrymë, pret t’i kthehet në dimër

E publikuar: 14/07/2022 12:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Share:

Gjatë festave të fundvitit më 31 dhe 1 janar, Shqipëria i kishte dalur në ndihmë Kosovës me energji elektrike për ta përballuar krizën me të cilën ballafaqohej.

Ministrja e Energjisë së Shqipërisë Belinda Balluku, kishte thënë se Kosovës do t’i ndahetn 3 mijë e 600 megavat orë për datën 31 dhjetor dhe 1 janar 4 mijë e 800 megavat.

Ajo theksoi se marrëveshja është bërë që Kosova t’ia kthejë rrymën Shqipërisë gjatë sezonit të verës.

“Pas një dakordësie që kemi pasur me drejtuesit e KEK-ut, kemi arritur që të sigurojmë 3600 megavat orë për datën 31 dhjetor dhe 4800 megavat për datën 1 janar. Këto megavat orë, që do të jepen në formën e depozitimit, pa asnjë efekt financiar për Republikën e Kosovës, duke kërkuar që t’i rikthehen Republikës së Shqipërisë gjatë sezonit veror”, tha Balluku.

A është e gatshme Kosova që t’ia kthejë rrymën Shqipërisë?

Kosova dhe Shqipëria çdo herë e shkëmbejnë energjinë elektrike mes vete.

Në një përgjigje për Klankosova.tv, zëdhënësi i Koporatës Energjetike të Kosovës Skender Bucolli, tha se KEK i ka deponuar rreth 85 mijë MW/energji elektrike tek Korporata Energjetike Shqiptare.

Bucolli tha se ky deponom i energjisë pritet t’i kthehet Kosovës, në kohën kur vendi ynë ka më së shumti nevojë, pra në sezonin dimëror.

“Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) dhe Korporata Energjetike e Shqipërisë (KESH) bazuar në praktikat e mëhershme dhe marrëveshjeve reciproke kanë shkëmbyer energji elektrike me koeficientin 1:1. Vlen të theksohet se bazuar në marrëveshjet mes Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë, KEK dhe KESH kanë filluar intensifikimin e bashkëpunimit të ndërsjellë”.

“Në këtë bazë duke ju referuar planit javorë dhe ditor, KEK-u të gjitha tepricat e energjisë elektrike është duke i ofruar KESH-it dhe deri më sot KEK ka deponuar rreth 85.000 MWh energji elektrike tek KESH-i, kjo praktikë me interes të ndërsjellë do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Tutje, ky deponim pritet t’i kthehet Kosovës në kohën kur do të ketë nevojë për energji elektrike, pra në sezonin dimëror”.

Klankosova.tv ka dërguar pyetje edhe tek Operatorit të Sistemit dhe Tregut (KOSTT), por ende nuk ka marrë përgjigje.

Lidhur me këtë çështje Klankosova.tv nuk ka marrë përgjigje as nga Zyra e Kryeministrit.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!