Kosova fiton ndaj Maltës

E publikuar: 04/06/2021 20:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kosova ka shënuar fitore ndaj Maltës me rezultat 2-1 në ndeshjen miqësore që u zhvillua në Austri.

Të besuarit e Bernard Challandes e nisën shumë mirë ndeshje, duke radhitur disa raste.

Por goli erdhi në minutën e 18-të të takimit nga një super aksion i organizuar nga faza e sulmit.

Arbër Zeneli merr bukur një top në mesfushë, gjen në krahun e djathtë Lirim Kastratin, i cili asiston edhe më mirë te Milot Rashica i cili i vetëm shënon për 1-0.

https://twitter.com/DardanianFooty/status/1400850729917689858?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1400850729917689858%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fkosova-fiton-ndaj-maltes-vendosin-dy-golat-e-milot-rashices%2F

Rashica kishte rast shumë të mirë edhe në minutën e 22-të, por nuk ishte i saktë. Rastin tjetër të mirë e kishte Blendi Idrizi në minutën e 37-të, por goditja e tij u bllokua nga mbrojtja.

Në minutën e 40-të shfaqet sërish Milot Rashica i cili kishte rast të mirë, por nuk e gjen rrjetën.