“Kosova është zemra e Serbisë”, kështu provokuan të rinjtë serbë mbi Urën e Ibrit

E publikuar: 01/06/2021 21:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sot gjatë ditës ka ndodhur një incident tek Ura e Ibrit në Mitrovicë.Dhjetëra persona e kanë sulmuar Policinë e Kosovës me fishekzjarrë.

Më vonë u kuptua se këta të rinj serbë ishin maturantë të cilët festonin dhe hidhnin fishekzjarrë, shkruan Jepi zë.

Disa nga këta serbë shihen duke tentuar të dalin edhe në pjesën jugore, pasi ofrohen deri në mesin e Urës, ndërsa dëgjohen duke kënduar “Kosova është zemra e Serbisë”.Ndryshe Policia e Kosovës ka raportuar se situata ka qenë në kontroll dhe e sigurt.