Kosova e Serbia nuk luajnë brenda një grupi në botëror

E publikuar: 20/08/2017 15:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kosova të shtunën ka kaluar rrethin parakualifikues për botërorin Kina 2019, duke mposhtur Estoninë në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve.

Por ka vetëm një grup ku Kosova nuk do të mund të luajë, nga të gjitha të tjerat, njofton Klan Kosova.

Kosova, nuk do të jetë në asnjë rrethanë pjesë e Grupit G, ku janë Serbia, Gjeorgjia dhe Gjermania.

FIBA ka paraparë që shtetet që mund të jenë në ndonjë konflikt mes vete, të mos luajnë brenda një grupi.

Kështu Kosova dhe Serbia nuk do ta kenë përballë njëra-tjetrën, së paku jo, në fazën e grupeve të Kampionatit Botëror.