Kosova e pret Greqinë, me synim për të mbetur në garë për kualifikim në Botëror – formacionet zyrtare

E publikuar: 05/09/2021 19:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kosova do të kërkojë të mbetet në garë për t’u kualifikuar në Kupën e Botës 2022, kur të përballet sonte me Greqinë në Prishtinë.

Kombëtarja e Kosovës do jetë në gjendje të llogarisë edhe në tifozët dardanë për herë të parë pas pothuajse dy viteve mungesë të tyre në Stadiumin Fadil Vokrri, raporton Gazeta Express.

Nëse presioni është 140/90 – enët e gjakut duhet të pastrohen
Me masat e reja të qeverisë së Kosovës kundër koronavirusit, 10 për qind e kapacitetit të Stadiumin Fadil Vokrri do të lejohet të mbushet me tifozë për takimin e sotëm të Grupit B kualifikues në orën 20:45.

Ky do të jetë takimi i tretë mes Kosovës dhe Greqisë dhe dardanët janë ende në kërkim të fitores së parë ndaj helvetikëve, pas një humbjeje dhe një barazimi në dy takimet paraprake.

Pas dy humbjeve në dy ndeshjet e para në grup, Kosova e arriti fitoren e parë në një ndeshje kualifikuese për Botëror kur e mposhti Gjeorgjinë të enjten në Batumi.

Skuadra e Bernard Challandes synon ta përdorë motivin nga ajo fitore për ta mposhtur edhe Greqinë, në mënyrë që t’i afrohet kreut të grupit.

Verdhekaltrit mbajnë pozitën e tretë në Grupin B me vetëm tri pikë, gjashtë më pak se liderja Suedia dhe katër më pak se Spanja. Kjo e fundit e ka një ndeshje më shumë të zhvilluar. E parafundit është Greqia me dy pikë nga dy ndeshje, ndërsa e fundit është Gjeorgjia me një pikë nga katër ndeshje.

Kosovës i rikthehet Milot Rashica, i cili nuk u paraqit në ndeshjen e kaluar, pasi s’u lejua të udhëtonte drejt Gjeorgjisë nga ekipi i vet Norwich City, për shkak se ky vend është në listën e kuqe të Britanisë së Madhe.

Challandes nuk do të mundë të llogarisë në Arbër Zenelin, Edon Zhegrovën dhe Bersant Celinën as në këtë takim.

Në një skemë 4-3-3, Rashica rikthehet titullar dhe luan përkrah Vedat Muriqit dhe Lirim Kastratit. Treshën e mesfushës e përbëjnë Besar Halimi, Ibrahim Dresevic dhe Valon Berisha.

Në portë është Arijanet Muric, ndërsa vija e mbrojtjes përbëhet nga Mërgim Vojvoda, Amir Rrahmani, Fidan Aliti dhe Florent Hadergjonaj.

Formacionet zyrtare:

Kosova: