Kosova bëhet me oficere ndërlidhëse në State Department, kjo është diplomatja e emëruar

E publikuar: 11/01/2022 15:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka njoftuar se Merdiana Leci do të jetë zyrtarja ndërlidhëse e Kosovës në Departamentin amerikan të Shtetit.

Hovenier përmes një postimi në Twitter ka thënë se programi i ri do të fuqizojë bashkëpunimin ShBA-Kosovë.

“Diskutim produktiv me ministren e Jashtme, Gërvalla & frymëzues takimi me Merdiana Lecin, diplomatja e parë kosovare që shërben si zyrtare ndërlidhëse në Departamentin e Shtetit në Uashington. Ky program do t’i fuqizojë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin ShBA – Kosovë për prioritetet e përbashkëta të politikës së jashtme”, ka thënë Hovenier.

Kjo është hera e parë që bëhet emërim i tillë në pozitën e zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Departament të Shtetit.

Ish-ambasadorja e Kosovës në ShBA, Vlora Çitaku, ka shkruar se programin e ka negociuar si ambasadore së bashku me ish-ministren Meliza Haradinaj.

“E lumtur të shoh lajme të tilla. Si ambasadore kam negociuar programit së bashku me ambasadoren Lendita Haxhitasimi dhe Meliza Haradinajn”, ka shkruar ajo.