Kosnett pas takimit me Haxhiun: SHBA-ja është e përkushtuar të punojë me Kosovën për të luftuar korrupsionin

E publikuar: 31/03/2021 14:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett ka thënë se janë të përkushtuar që të punojnë me Kosovën për të luftuar korrupsionin.

Kosnett njoftoi se gjatë ditës së sotme ka takuar ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, takim ky që siç tha ai ishte mjaft produktiv.

Ambasadori i SHBA-së, tha duhet reformuar edhe strukturat ekzistuese dhe të forcohet shërbimi civil apolitik në Kosovë.

“Takim produktiv me Ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu sot. Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara të punojë me Kosovën për të luftuar korrupsionin, duke reformuar strukturat ekzistuese dhe duke forcuar shërbimin civil apolitik në Kosovë”, shkruan Kosnett.