Kosnett: Mënyra më e mirë për të nderuar Beau Biden është që të punoni për të ardhmen, Amerika do t’ju qëndrojë krah

E publikuar: 01/08/2021 20:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett tha se është i nderuar që do të pranojë medaljen e ndarë për Beau Biden, djalin e Presidentit amerikan, Joe Biden.

“Me të vërtet është nderë i veçantë për mua që ta pranojë këtë medalje në emër të Presidentit Biden”, ka thënë Kosnett.

“Beau Biden përfaqësonte më të mirën që ka Amerika, sipas tij Amerika duhet të angazhohet në të gjithë botën për një jetë më të mirë. Boe Biden krah për krah ka luftuar për pavarësinë e Kosovës dhe për qëndrueshmërinë e saj”.

“Amerikanët e respektojnë dhe e çmojnë rrugën e Kosovës në rrugën deri ku ka arritur, ne kemi krijuar një partneritet që do të zgjasë shumë”.

Tutje Kosnet tha se SHBA-ja dhe Kosova do ta vazhdojnë partneritetin në mes tyre dhe do ta forcojnë në vitet e ardhshme.

“Po ashtu kam besimin se në vitet e ardhshme, SHBA dhe Kosova do të arrijnë që akoma më shumë të forcojnë marrëdhëniet e tyre, nga ana e Drejtësisë, ekonomisë, shëndetësisë, shkencës”.

“Zonja Presidente mënyra më e mirë për të nderuar Beau Biden është që të gjithë qytetarët e Kosovës të punojnë për të ardhmen, Amerika do t’ju qëndrojë gjithmonë përkrahë”.