Kosnett, liderëve politikë të rajonit: Fati i të pagjeturve nuk duhet të jetë peng i politikës

E publikuar: 27/04/2021 13:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë se edhe pas dy dekadave, familjarëve të të zhdukurve u mungon përgjigja për të dashurit e tyre dhe se kjo çështje nuk duhet të jetë peng i politikës.

Në rrjetin social twitter, Ambasadori Kosnett, pati edhe një apel për liderët politikë të rajonit, njofton Klan Kosova.“Në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur, ne e vlerësojmë përparimin e fundit në nivel të punës.

Por, pas më shumë se dy dekadave, familjarëve ende u mungon përgjigja për më të dashurit e tyre.

Për të gjithë liderët politikë të rajonit: fati i personave të zhdukur nuk duhet të jetë peng i politikës”, shkruan ai