Kosnett: Disa parti po përdorin taktika të frikësimit para zgjedhjev në Kosovë

E publikuar: 30/08/2019 16:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, ka thënë se është i shqetësuar nga zërat se dikush nga partitë politike po përdor taktika të frikësimit para zgjedhjeve në Kosovë.

Përmes një postimi në Twitter, ai ka thënë se këto taktika po përdoren për të reduktuar konkurrencën, dhe për të larguar të drejtën e votës disa personave.

“Jam i shqetësuar për zërat se disa parti kanë filluar të përdorin taktika të frikësimit dhe të fshehta për të reduktuar konkurencën apo për t’ua larguar të drejtën e votës”, ka shkruar Kosnett në llogarinë e tij në Tëitter.

“Popull i Kosovës: nëse dikush kërkon të ua minojë demokracië, ngriteni zërin”, ka shkruar ai.