Korridori i gjelbër mbron hekurudhën në Xinjiang

E publikuar: 29/05/2022 14:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në Rajonin Autonom Xinjiang Ujgur të Kinës veriperëndimore është krijuar një korridor i gjelbër përmes një procesi ripyllëzimi, i cili shërben si një mburojë rëre për hekurudhën Hotan-Ruoqiang, që kalon skajin jugor të shkretëtirës Taklimakan.
Kompania “Xinjiang Hotan-Ruoqiang Railway Co., Ltd.” njoftoi se janë hedhur 50 milionë metra katrorë rrjete bari dhe janë mbjellë 13 milionë fidanë shkurresh dhe pemësh, duke u shtrirë në 300 kilometra përgjatë hekurudhës, duke mbuluar pjesën më të prirë ndaj stuhive të rërës, citon “Xinhua”.
Sipas kompanisë, është instaluar një sistem inteligjent vaditës për kursimin e ujit, i cili mund të përdoret në distancë nga një celular ose kompjuter.
Punimet për ripyllëzimin filluan në dhjetor 2018 për të përkuar me ndërtimin e hekurudhës Hotan-Ruoqiang, një projekt kyç hekurudhor kombëtar që shtrihet për 825 kilometra dhe lidh qytetin e Hotanit, në prefekturën me të njëjtin emër, me qarkun Ruoqiang, në prefekturën autonome mongole të Bayingolin. Hekurudha, e cila pritet të hyjë në funksion muajin e ardhshëm, do të përfundojë seksionin përfundimtar të linjës hekurudhore të Unazës së Shkretëtirës Taklimakan dhe do të promovojë zhvillimin ekonomik dhe social të Xinjiang-ut jugor.