Koronavirusi vështirëson punën e gjykatave në Maqedoni të Veriut

31.10.2020 19:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Koronavirusi vështirëson punën e gjykatave në Maqedoni të Veriut

Pandemia e koronavirusit ka ndikuar në zhvillimin e proceseve gjyqësore në Maqedoni të Veriut, veçanërisht kur në konteste janë të përfshira më shumë palë, pasi në seanca gjyqësore duhet të mbahet distanca, si masë parandaluese kundër përhapjes së koronavirusit.

Së fundmi, shumë seanca gjyqësore, përfshirë edhe lëndët e ngritura nga Prokuroria Speciale – ku përfshihen ish-zyrtarë të lartë shtetërorë –janë shtyrë, për shkak se ka pasur të infektuar me koronavirus edhe në mesin e të akuzuarve, avokatëve, por edhe stafit të gjykatës.

Ministri i Drejtësisë në Maqedoninë e Veriut, Bojan Mariçiq në një intervistë për Radion Evropa e Lirë thotë duhet të shqyrtohet mundësia që seancat gjyqësore të mbahen online, në mënyrë që afatet kohore që përcaktohen me ligj të respektohen, por njëkohësisht edhe palët të mbrohen nga COVID-19, sëmundja që e shkakton koronavirusi.

“Tema për punë online të institucione është temë e cila në mënyrë të pashmangshme po hapet me trendet e pandemisë COVID-19. Ne kemi situatën kur i tërë sistemi arsimor, paraprakisht është bartur në funksionim online dhe në njëfarë mënyre funksionon”.

“Qëllimi ynë me hapjen e temës për gjykime online është që të përpiqemi që ta ruajmë efikasitetin e gjyqësisë, po edhe ta shtojmë atë, të përpiqemi që drejtësinë ta bëjmë me qasje për qytetarët dhe të mundësojmë, praktikisht, që gjyqësia të vazhdojë të funksionojë edhe në këto kushte”, vlerëson ministri Mariçiq.

Një shembull pozitiv sa i përket gjykimeve online është gjykata e Kavadarit – qytet më juglindje të Maqedonisë së Veriut –ku në kushte të pandemisë, disa procese gjyqësore janë zhvilluar online.

Zhvillimi i proceseve gjyqësore online hap më shumë dilema në aspektin ligjor, por edhe atë organizimit në aspektin teknik, kanë nënvizuar nga Koalicioni për gjykim të drejtë.

Bashkim Selmani, ligjërues në Fakultetin Juridik thotë për Radion Evropa e Lirë se gjykimet online do ta komplikonin edhe më shumë funksionalitetin e gjykatave.

“Me seancat gjyqësore online besoj se do t’i humb cilësia e sjelljes së aktgjykimeve apo aktvendimeve, kur dihet se mënyra aktgjykimeve ku kemi numër të lartë të seancave, pakëve kontestuese sepse të njëjtat palë mund të paraqiten dhe në aspektin e procesverbaleve ose paraqitjes së provave me shkrim, dhe provave të tjera materiale. Kjo (gjykimet online) besoj se edhe më shumë do të ngufasin edhe ashtu gjykatat jofunksional sesa që do të sjellin cilësi në funksionimin e gjyqësorit”, thotë Selmani.

Por kryetari i Këshillit Gjyqësor, Kiril Zdravev ka thënë për mediat se për shkak të rritjes së rasteve me koronavirus, duhet të mendohet seriozisht, kalimi i punës së gjykatave në formën online.

Ministri i Drejtësisë, Mariçiq pajtohet me vërejtjet e ekspertëve të drejtësisë se seancat gjyqësore online nuk janë të përfshira në ligjet procedurale, por edhe për problemet teknike që mund të paraqiten.

“Kjo temë në mënyrë të pashmangshme na imponohet dhe ne duhet ta mbajmë të hapur: të bisedojmë dhe të kërkojmë mënyra për një veprim më efikas të gjykatave. A do të kryhet kjo në fund me digjitalizim të plotë, apo do të kërkohen zgjidhje të tjera. Gjykim në ambient të hapur, gjykim në objekte të mëdha, edhe ky është opsion. Ne nuk do të bëhemi robër të idesë se e kemi patjetër që kjo të realizohet, por nuk do ta kishim hedhur si mundësi dhe si ide, për të cilën do të duhet të bisedohet me zyrtarët kompetentë në pushtetin gjyqësor”, ka deklaruar Mariçiq për Radion Evropa e Lirë.

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Kurti thotë se gjendja e mediave në Kosovë nuk është më e mira, por as më e keqja

Kurti thotë se gjendja e mediave në Kosovë nuk është më e mira, por as më e keqja

Bizneset kanë nevojë për përkrahjen e komunës

Bizneset kanë nevojë për përkrahjen e komunës

Alban Hyseni trashëgimtar i luftëtarit Hysen Hyseni (Zhuja), mbrojtësit të kufijve të Shqipërisë Etnike

Alban Hyseni trashëgimtar i luftëtarit Hysen Hyseni (Zhuja), mbrojtësit të kufijve të Shqipërisë Etnike

Sa i rëndësishëm është investimi i gazit natyror të cilit qeveria ia mbylli derën

Sa i rëndësishëm është investimi i gazit natyror të cilit qeveria ia mbylli derën

Targat e përkohshme mbeten ende në qarkullim

Targat e përkohshme mbeten ende në qarkullim

Nazim Gagica dhe Selami Xhemaili, lirojnë pozitat të cilat i kanë drejtuar në mandatin katër vjeçar

Nazim Gagica dhe Selami Xhemaili, lirojnë pozitat të cilat i kanë drejtuar në mandatin katër vjeçar

Miratohet marrëveshja me Kosovën për rregullat e trafikut lokal të kufirit

Miratohet marrëveshja me Kosovën për rregullat e trafikut lokal të kufirit

Dega e LDK’së në Prizren akuzon se VV’ja atje po blen vota me nga dy thasë miell

Dega e LDK’së në Prizren akuzon se VV’ja atje po blen vota me nga dy thasë miell

Mësohet arsyeja e rrahjes: Familjarët e zënë kryefamiljarin me të dashur – atë e bëjnë për spital

Mësohet arsyeja e rrahjes: Familjarët e zënë kryefamiljarin me të dashur – atë e bëjnë për spital

Kryeministri malazez midis presionit të brendshëm dhe pritjeve të Perëndimit 

Kryeministri malazez midis presionit të brendshëm dhe pritjeve të Perëndimit 

Diell verorë dhe riga shiu edhe të dielën

Diell verorë dhe riga shiu edhe të dielën

Në bisht të tiganit e fsheh drogën, tenton ta fus në burgun e Dubravës

Në bisht të tiganit e fsheh drogën, tenton ta fus në burgun e Dubravës

Kryeministri malazez midis presionit të brendshëm dhe pritjeve të Perëndimit

Kryeministri malazez midis presionit të brendshëm dhe pritjeve të Perëndimit

Drenori shpalos projektet për Drenasin

Drenori shpalos projektet për Drenasin

Masa të rrepta sigurie në prag të tubimit para Kapitolit

Masa të rrepta sigurie në prag të tubimit para Kapitolit

Para zgjedhjeve, kryetarët e komunave ndajnë mijëra leje për ndërtim

Para zgjedhjeve, kryetarët e komunave ndajnë mijëra leje për ndërtim