Koreja Veriore i kundërpërgjigjet SHBA-së: Do ta forcojmë fuqinë bërthamore

E publikuar: 01/05/2017 10:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Koreja Veriore ka sugjeruar sot se do t’i vazhdojë testimet e armëve bërthamore, duke thënë se do ta forcojë fuqinë e vet bërthamore në maksimum, në mënyrë të vazhdueshme dhe suksesshme, ndaj asaj që e quan histeri dhe agresion amerikan.
“Tani që SHBA-ja po i ngrit raketat për të bërë presion dhe vendosur sanksione ndaj Koresë Veriore, në ndjekje të politikës së vet të re ndaj Veriut të quajtur ‘presion dhe angazhim maksimal’, Koreja Veriore do t’i rrisë masat në maksimum për të forcuar fuqinë bërthamore,” ka thënë Ministria e Jashtme e Koresë Veriore në një komunikatë të publikuar në agjencinë e vet të lajmeve, KCNA, transmeton Express.

Ndërkohë, presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se është i mundur një konflikt shumë, shumë i madh me Korenë Veriore për shkak të programeve të raketave balistike dhe bërthamore të saj.

Ndërsa, javën që shkoi Kina tha se situata në gadishullin korean mund të përshkallëzohet apo të dalë jashtë kontrolli./Express/