Konjufca të hënën viziton Shqipërinë

E publikuar: 04/06/2021 16:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, të hënën, më 7 qershor, do të realizojë vizitë zyrtare në Shqipëri.

Gjatë qëndrimin në Tiranë, kryeku​vendari Konjufca do të takojë krerët më të lartë institucionalë të Shqipërisë, presidentin Ilir Meta, kryekuvendarin Gramoz Ruçi dhe kryeministrin Edi Rama.

Njëherësh kjo është vizita e parë zyrtare jashtë vendit e Konjufës, në cilësi të kryetarit të Kuvendit.