Konjufca takohet me kryetarin e Parlamentit të Austrisë, Wolfgang Sobotka

E publikuar: 08/05/2023 13:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur në takim kryetarin e Parlamentit të Austrisë, Wolfgang Sobotka.

Takimi është zhvilluar në Kuvendin e Kosovës ku pas takimit Konjufca dhe Sobotka do të mbajnë një konferencë për medie.

Po ashtu gjatë ditës kryetari Sobotka, do të pritet në takim edhe nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.