Konfiskohen armë të mbajtura pa leje dhe arrestohen 2 persona të dyshuar

12.05.2021 14:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Konfiskohen armë të mbajtura pa leje dhe arrestohen 2 persona të dyshuar

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, përkatësisht Stacioni Policor në Malishevë, në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme në parandalimin e dukurive negative më theks të veçantë te shtënave me Arme zjarri, dhe realizimit të objektivave policore për krijimin e një ambienti sa më të sigurt për qytetarët, ka siguruar informata në rrugë operative se disa persona të dyshuar kanë ekspozuar armë të ndryshme në kundërshtim me ligjet aktuale në Republikën e Kosovës, gjë që paraqet shqetësim dhe rritë pasigurinë për banorët.

Me qëllim te parandalimit te ndonjë incidenti dhe largimin e armëve qe janë ne posedim të paligjshëm , Stacioni Policor në Malishevë ka përpiluar plan operativ dhe në koordinim me Prokurorinë Themelore-Gjakovë ka siguruar Urdhër kontrolli të lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjakovë.Me datë 12.05.2021, Stacioni Policor në Malishevë, mbështetur edhe nga Njësitë tjera operative, ka kryer kontroll (bastisje) të një objekti të banimit dhe objekteve tjera përcjellëse ne fshatin Gollubovc, dhe në një Auto sallon në fshatin Kijevë.Gjatë dy operacioneve policore në fjalë janë arrestuar dy persona të dyshuar për veprat penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’ dhe Përdorim i armës apo mjetit te rrezikshëm:M.H. viti i lindjes 1981
B.P. viti i lindjes 1972Gjate këtyre kontrolleve (bastisjeve) në të dy lokacionet në cilësi të provave
materiale janë gjetur dhe janë sekuestruar këto armë dhe municione:
një (1) Armë automatike AK 47 i modifikuar, cal. 7.62 mmnjë (1) Pistoletë -Model 75, cal. 9 mm
një (1) Pistoletë lloji i panjohur, cal. 7.65një (1) Pistoletë –Zigana FC, cal. 9 mm
244 copë fishekë të kalibrave te ndryshëm
1 karikatorë të armës automatike,
3 karikatorë të pistoletave.

Përveç provave te lartcekura në Auto sallonin në fshatin Kijevë janë gjetur :
5 automjete të pa doganuara, është njoftuar Dogana e Kosovës të cilët kanë dalë në vendngjarje dhe janë duke u marrë me rast,Lidhur me veprimet e ndërmarra është njoftuar prokurori i shtetit, me urdhër të tij, pas përfundimit të procedurave policore, personat e arrestuar janë liruar në procedurë të rregullt.

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Vdes ish-drejtori i Spitalit të Gjilanit, Nysret Hajrullahu

Vdes ish-drejtori i Spitalit të Gjilanit, Nysret Hajrullahu

Gjobitet zyrtari policor që tejkaloi në vijë të plotë në magjistralen Ferizaj-Gjilan

Gjobitet zyrtari policor që tejkaloi në vijë të plotë në magjistralen Ferizaj-Gjilan

Norvegjia ia dhuron Kosovës 180 mijë doza të vaksinës AstraZeneca

Norvegjia ia dhuron Kosovës 180 mijë doza të vaksinës AstraZeneca

Cakaj thotë se nuk është dhe nuk synon të bëhet pjesë e asnjë partie politike në Kosovë

Cakaj thotë se nuk është dhe nuk synon të bëhet pjesë e asnjë partie politike në Kosovë

Valon Syla: Po kërkohet ndërrimi i shefave të RTK-së, ka nisur fushata

Valon Syla: Po kërkohet ndërrimi i shefave të RTK-së, ka nisur fushata

“Ndoshta vetë e ke gjuajtur bombën për të akuzuar VV-në” / Përplasen ashpër Shala dhe Kadaj-Bujupi

“Ndoshta vetë e ke gjuajtur bombën për të akuzuar VV-në” / Përplasen ashpër Shala dhe Kadaj-Bujupi

Gjinovci për heqjen e polisës: Qeverisë Kurti i shtohet edhe një minus, për dy vite me këso zgjidhje bëjnë minusa sa PDK’ja

Gjinovci për heqjen e polisës: Qeverisë Kurti i shtohet edhe një minus, për dy vite me këso zgjidhje bëjnë minusa sa PDK’ja

Bashkimi Evropian nuk hap negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Bashkimi Evropian nuk hap negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Sofja nuk e ndryshon qëndrimin ndaj Shkupit

Sofja nuk e ndryshon qëndrimin ndaj Shkupit

Kurti para ministrit Italian: Njohja e Kosovës nga Serbia e domosdoshme, s’do të ketë përsëritje të tragjedive

Kurti para ministrit Italian: Njohja e Kosovës nga Serbia e domosdoshme, s’do të ketë përsëritje të tragjedive

Konjufca: Kosova përherë mirënjohëse ndaj kontributit të Italisë

Konjufca: Kosova përherë mirënjohëse ndaj kontributit të Italisë

Serbia po pretendon se ofroi vaksina për krejt shqiptarët në Kosovë

Serbia po pretendon se ofroi vaksina për krejt shqiptarët në Kosovë

Japonia i dhuron Kosovës pajisje mjekësore në vlerë 810 mijë euro

Japonia i dhuron Kosovës pajisje mjekësore në vlerë 810 mijë euro

Ministri i Jashtëm i Italisë: Kosova nuk duhet të ketë frikë nga dialogu me Serbinë

Ministri i Jashtëm i Italisë: Kosova nuk duhet të ketë frikë nga dialogu me Serbinë

Deputetja e VV-së përshkruan situatën në Samitin në Turqi: Serbia pati fjalë fyese, shtetet e rajonit nuk i duartrokitën

Deputetja e VV-së përshkruan situatën në Samitin në Turqi: Serbia pati fjalë fyese, shtetet e rajonit nuk i duartrokitën

FMN: Vaksinimi dhe diaspora mund ta rrisin ekonominë 5-6 për qind në Kosovë

FMN: Vaksinimi dhe diaspora mund ta rrisin ekonominë 5-6 për qind në Kosovë