Konfirmohet largimi i yllit të Everton

E publikuar: 26/07/2017 17:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bosi i Everton, Ronald Koeman, e ka konfirmuar që Ross Barkley do të largohet nga klubi pasi që e ka refuzuar kontratën e re.

Barkley, 23 vjeçar, është lidhur ngushtë me një kalim te Tottenham dhe Arsenal teksa po futet në vitin e fundit të kontratës me skuadrën nga Merseyside.

“Situata e tij personale nuk është aq e vështirë”, tha Koeman.

“Ne i bëmë një ofertë vërtetë të mirë që të nënshkruajmë një kontratë të re, por ai e refuzoi atë kontratë dhe më tha që po shikon për një sfidë të re”, përfundoi ai.