“Konfirmimi i aktakuzave ndaj Thaçit e Veselit e dobëson rolin e Kosovës në dialog”

E publikuar: 01/07/2020 22:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, duke folur për aktakuzat ndaj Presidentit Hashim Thaçi dhe Kryetarit të PDK-së Kadri Veseli për krime lufte ka thënë se institucionet e Kosovës nuk do të mund të ndërmarrin asnjë hap lidhur me publikimin e kësaj aktakuze.

Selimi po ashtu ka thënë se konfirmimi i mundshëm i këtyre aktakuzave do ta dobësojë Kosovën në procesin e dialogut me Serbinë.

“Po të konfirmohet aktakuza sigurisht që do ta dobësojë rolin e Kosovës në dialog, nëse goditet Kryeministri, Presidenti … atëherë roli i institucioneve në bisedimet me Serbinë është më i dobët. Mendoj që kur goditen ata që bartin institucionet dhe barrën e negocimit me ftesa me këtë deklaratë e dobëson rolin”, ka deklaruar ai në Klan Kosova.

Ai gjithashtu u shpreh se Dhomat e Specializuara janë plotësisht të pavarura dhe çfarëdo interaksioni mes pjesës politike dhe tyre mund t’i shkojë në dëm personit të akuzuar. Sipas Selimit, çdo hap që mund të merret nga pjesa politike mund të shkaktojë situatë në disfavor të personit të akuzuar.