Konferenca para apelit në rastin ndaj Gucatit dhe Haradinajt mbahet më 5 korrik

24.06.2022 12:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Konferenca para apelit në rastin ndaj Gucatit dhe Haradinajt mbahet më 5 korrik

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë është caktuar Paneli i Gjykatës së Apelit në rastin ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt. Gjithashtu është vendosur që konferenca para apelit të mbahet më 5 korrik.

Kjo datë është caktuar nga krye-gjykatësja e Panelit të Gjykatës sëNdërsa seanca do të jetë publike ku në bazë të rregullores së procedurës dhe provave, çdo personi të paraburgosur në pritje të apelit, i jepet mundësia të ngrejë çështje lidhur me apelin, përfshirë këtu edhe për gjendjen mendore dhe fizike të personit.

“Më 22 qershor, Kryegjykatësja në panelin e Gjykatës së Apelit, Mishelë Pikar, në pajtim me rregullën 178 të Rregullores, caktoi datën 5 korrik 2022, në orën 14:00 për konferencën para apelit në çështjen Gucati & Haradinaj”, thuhet në njoftimin e Dhomave të Specializuara.

Gucati e Haradinaj kishin paraqitur njoftimet e tyre për apel kundër aktgjykimit të shqiptuar më 18 maj 2022.

Lidhur me këtë, dje përmes konferencës së rregullt që Dhomat e Specializuara e organizojnë një herë në javë përmes platformës “Zoom”, një zëdhënës dha informacionet e përditësuara.

“Të akuzuarit kërkojnë kapërcim të verdiktit të fajësisë së tyre ose ulje të dënimit në qoftë se verdiktet e fajësisë mbeten në fuqi. Në aktgjykim, trupi gjykues i shpalli dy të akuzuarit fajtorë për frikësim gjatë procedurës penale, shkelje të fshehtësisë së procedurës dhe pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrës zyrtare. Trupi gjykues i shpalli dy të akuzuarit të pafajshëm për akuzën e hakmarrjes të paraqitur në aktakuzë”, tha Michael Doyle.

Më 18 maj të këtij viti, trupi gjykues dënoi Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn me nga 4 vjet e gjysmë burgim dhe nga 100 euro gjobë.

Ish-krerët e OVL-UÇK janë arrestuar më 23 shtator të vitit 2020. Arrestimi i tyre dhe hapja e procesit gjyqësor ishte bërë pasi disa dokumente kishin arritur në zyrat e OVL-UÇK, nga persona ende të panjohur, ndërsa këtë ngjarje atëherë krerët e organizatës e kishin bërë të ditur përmes konferencave për shtyp Apelit.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Sveçla akuzon strukturat paralele serbe në veri për sulmin ndaj “Elektrokosmet”

Sveçla akuzon strukturat paralele serbe në veri për sulmin ndaj “Elektrokosmet”

Konferenca para apelit në rastin ndaj Gucatit dhe Haradinajt mbahet më 5 korrik

Konferenca para apelit në rastin ndaj Gucatit dhe Haradinajt mbahet më 5 korrik

Kurti, ambasadores së Luksemburgut: Ju lutem të përpiqeni të mos e takoni opozitën time

Kurti, ambasadores së Luksemburgut: Ju lutem të përpiqeni të mos e takoni opozitën time

Von Cramon: Ministri i Brendshëm francez është kundër heqjes së vizave për Kosovën

Von Cramon: Ministri i Brendshëm francez është kundër heqjes së vizave për Kosovën

Shkodra viziton Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin: Drejtësia dhe e vërteta do të fitojnë

Shkodra viziton Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin: Drejtësia dhe e vërteta do të fitojnë

Haradinaj: Sot nuk humbi Albini, por populli i Kosovës

Haradinaj: Sot nuk humbi Albini, por populli i Kosovës

Presidenca për liberalizim vizash: Ekziston mbështetja deklarative nga shumica e vendeve të BE-së

Presidenca për liberalizim vizash: Ekziston mbështetja deklarative nga shumica e vendeve të BE-së

Ish-ministrja e Integrimeve Evropiane: VV-ja e ka mbajtur peng Kosovën për vizat që 6 vjet

Ish-ministrja e Integrimeve Evropiane: VV-ja e ka mbajtur peng Kosovën për vizat që 6 vjet

Hoxhaj i reagon ashpër BE-së pas Samitit në Bruksel

Hoxhaj i reagon ashpër BE-së pas Samitit në Bruksel

Berisha: Kurti t’i lë kopallat e kota por t’u kërkojë vartësve të marrin masa kundër rritjes së çmimeve

Berisha: Kurti t’i lë kopallat e kota por t’u kërkojë vartësve të marrin masa kundër rritjes së çmimeve

Pas dështimit të Trustit, kërkohet dorëheqja e Qeverisë Kurti

Pas dështimit të Trustit, kërkohet dorëheqja e Qeverisë Kurti

Mustafa reagon pas Samitit: Bllokuesi i vizave nuk është vetëm Macron, është edhe Vjosa Osmani

Mustafa reagon pas Samitit: Bllokuesi i vizave nuk është vetëm Macron, është edhe Vjosa Osmani

Ministrja Schwarz takohet me ambasadorët e shteteve anëtare të KE, kërkohet anëtarësimi i Kosovës në këtë institucion

Ministrja Schwarz takohet me ambasadorët e shteteve anëtare të KE, kërkohet anëtarësimi i Kosovës në këtë institucion

Profesori nga Luksemburgu u reagon shefave të BE’së që nuk bënë asgjë për Ballkanin e Kosovën

Profesori nga Luksemburgu u reagon shefave të BE’së që nuk bënë asgjë për Ballkanin e Kosovën

Nuk kalon projektligji për tërheqjen e Trustit

Nuk kalon projektligji për tërheqjen e Trustit

Kryeministri holandez shfaqet i zbutur për Kosovën: Ka progres për vizat…

Kryeministri holandez shfaqet i zbutur për Kosovën: Ka progres për vizat…