Komuna e Vushtrrisë marrëveshje me BIK-un për t’i mbuluar shpenzimet e varrosjes së qytetarëve

E publikuar: 25/01/2018 16:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komuna e Vushtrrisë do të përkujdeset që qytetarët e kësaj komune ritet fetare të varrosjes të mbulohen shpenzimet.

Ky dakordim ka ardhur në mes Komunës së Vushtrrisë dhe Bashkësisë Islame që kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi.

Njoftimin për memorandum e ka bërë kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri përmes rrjetit social Facebook.

“Komuna e Vushtrrisë dhe Këshilli i Bashkësisë Islame në Vushtrri nënshkruan sot memorandumin me të cilin Komuna e Vushtrrisë merr përsipër mbulimin e shpenzimeve për ritin e varrosjes për qytetarët e Vushtrrisë. Ky Memorandum zbaton vendimin e Kuvendit të Komunës të vitit të kaluar për këtë qëllim! Ishte një nderë i veçantë që në këtë ceremoni të nënshkrimit të memorandumit ishte prezent edhe Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava”, ka shkruar Tahiri në Facebook.