Komuna e Podujevës me thirrje për qytetarët që të aplikojnë për kompensim të dëmeve nga vërshmet

E publikuar: 23/01/2023 13:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komuna e Podujevës bën të ditur se e kanë krijuar Komisionin për Vlerësimin e Dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore në këtë qytet.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se Komuna e Podujevës i fton qytetarët që janë dëmtuar nga vërshimet të paraqesin kërkesat për kompensim të dëmit në objektin e administratës komunale në sportelin e shërbimit me qytetarë.

“Bazuar në kërkesat e qytetarëve komisioni komunal do të dalë në teren dhe do t’i shqyrtojë secilën kërkesë, pas vlerësimit të dëmeve të shkaktuara nga kjo fatkeqësi natyrore komisioni do t’i rekomandoi institucioneve qendrore kompensimin e dëmeve për qytetarët e Komunës së Podujevës”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.