Komuna e Drenasit: Nuk e larguam askënd nga puna gjatë pushimit të lehonisë

E publikuar: 25/09/2017 11:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komuna e Drenasit, ka sqaruar rreth akuzës së ajo ka larguar një mësimdhënëse gjatë pushimit të lehonisë.

Përmes një kumtese për media, kjo komunë thotë se një gjë e tillë nuk qëndron duke dhënë arsye pse është larguar mësimdhënësja në fjalë, transmeton Indeksonline.

Ja njoftimi i tyre:

Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria Komunale e Arsimit, ndjen për obligim të sqaroj opinionin se deklaratat e fushatave zgjedhore, kinse Komuna ka larguar mësimdhënëse gjatë pushimit të lehonisë, nuk ekziston dhe nuk është e vërtet.

Për hir të korrektësisë dhe transparencës, ne do ju sqarojmë në vijim të gjithë procedurën e mësimdhënëses se apostrofuar në debatin televiziv të TV Dukagjini të datës 23.09.2017, mirëpo kjo komunikatë, asesi nuk përmban qëllime politike, por sqarim të opinionin për të vërtetën e këtij rasti.

Me datën 19.01.2017 Inspektorati i Punës ka dërguar vendimin me numër 37/00243/14-A ku decitivisht ka konstatuar se DKA-ja ishte obliguar që ne afat prej 8 ditësh të ndërmarr këto masa; të anuloj rezultatet e konkursit për shkollën ku e apostrofuara ishte punësuar, të përsëritet procedura e përzgjedhjes së kandidatëve, ne atë mënyrë që të ftohen për rivlerësim të gjithë kandidatët që kanë aplikuar në këtë pozitë sipas konkursit 111/39381, të datës 14.07.2016 për vendin, mësimdhënës i arsimit fillor në SHFMU “Rexhep Gjeli” Likoshan.

Punonjësja e apostrofuar, është pranuar si mësimdhënëse në vitin shkollor 2016-2017 me 1 shtator të vitit 2016, mirëpo pas pranimit të saj, kundër kandidatja ka ushtruar ankesë ndaj saj, sepse ishte e padiplomuar, dhe Inspektorati i Punës ( shkalla e dytë ) pas shqyrtimit të ankesës kundër kandidates kishte kthyer procesin në rivlerësim. Pas kësaj procedure e apostrofuara ka qenë e pranishme gjatë intervistimit, mirëpo është njoftuar sepse ndaj të njëjtës nuk mund të zhvillohet procedura e intervistimit pasi që nuk i plotëson kriteret ne bazë të Udhëzimit Administrativ 06/2015 ( mungesë diplomës Universitare ). E njëjta nuk është dëmtuar, por ka gëzuar të drejtën e pagës 70 për qind, ndaj Drejtoria Komunale Arsimit kërkon që rastet e tilla të mos keqpërdorën dhe të personalizohen për qëllime politike, sepse ndaj saj janë marr masa me kohë dhe janë respektuar të gjitha procedurat ligjore.