Komuna e Deçanit paralajmëron padi ndaj Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe ndaj kompanisë ,,Kelkos Energy’’

E publikuar: 08/06/2018 15:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Për arsye të mos implementimit të kompetencave nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe për shkak të mos respektimit të minimumit ekologjikë në Lumbardhin e Deçanit nga SHPK ,,Kelkos Energy’’ Komuna e Deçanit paralajmëron padi për subjektet e lartcekura.

Kompania SHPK,, Kelkos Energy’’ e cila ka ndërtuar Hidrocentralet përgjatë Lumëbardhit të Deçanit , për prodhimin e energjisë nuk është dukë e respektuar minimumin ekologjik të lumëbardhit të Deçanit.

Njëkohësisht departamenti i ujërave dhe inspektorati të cilët janë në kudër të MMPH nuk i ka zbatuar dhe nuk po i zbaton përgjegjësitë ligjore për ruajtjen e minimumit ekologjikë ne raport me operatorin ekonomik SHPK ,,Kelkos Energy’’.

Edhe përkundër angazhimeve të inspektoratit komunal në veçanti dhe komunës në përgjithësi në raport me operatorin ekonomik që të ruhet minimumi ekologjik , kompania nuk është duke e zbatuar obligimin e vet konformë ligjeve të Republikë së Kosovës sepse kjo kompetencë është e nivelit qendrorë më ç’raste komuna dhe veprimet e komunës në raport më ketë çështje konsiderohen si Inkopetente./InfoSot/