“Kompromisi” i Vuçiq: I pranojmë dokumentet e Kosovës me një letër ku shkruan që s’e njohim pavarësinë

E publikuar: 27/08/2022 11:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Vucic k4ebabms.cloudfront.net_production

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, ka folur sot në një konferencë për media për çështjen e reciprocitetit për targa dhe dokumente.

Kreu i shtetit serb ka thënë se Serbia është e gatshme të pranojë dokumentet e Kosovës, por vetëm me një kusht.

Vucic ka thënë se qëndrimi i tyre për dokumentet e Kosovës është që lëvizja me to lejohet vetëm për arsye praktike, për të mundësuar lirinë e lëvizjes dhe s’mund të interpretohet si njohje e pavarësisë së Kosovës e as si paragjykim për sovranitetin.

Ai ka thënë se serbët e Veriut ose te gjithë Kosovës duhet të lejohen të lëvizin me dokumente të Serbisë pa i treguar në kufi ato të Kosovës.

“Për këtë ne jemi duke kërkuar garancinë e BE-së. Ne jemi duke kërkuar që secili serb nga veriu i Kosovës të mund të hyjë në territorin e Kosovës me dokumente serbe, dhe që mund të dalin kur të duan. Nëse e konfirmojnë këtë, ne kemi zgjidhur një problem të vogël”, ka thënë Vucic.