Kompania ruse e naftës “Rosneft”, raporton mbi 2 miliardë dollarë humbje

E publikuar: 13/11/2020 12:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

“Rosneft”, një nga tri kompanitë më të mëdha ruse, raporton se gjatë nëntë mujorit të këtij viti ka operuar me humbje, që shkojnë deri në 2.3 miliardë dollarëve.

Sipas drejtorit të kompanisë, Igor Sechin, performanca e dobët e “Rosneft” është si pasojë e pandemisë, rënies së kërkesës për naftë dhe luhatjeve në çmimet e naftës.

Bazuar në tregun global të naftës, nuk pritet që “Rosneft” deri në fund të vitit ta kompensojë, ose më mirë të themi ta zvogëlojë humbjet e shkaktuara gjatë nëntë mujorit të këtij viti.

Në bazë të raportimeve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, kërkesa për naftë gjatë këtij viti pritet të bie me 8.8 milionë barelë në ditë, çka do të ndikojë në rënien e shitjeve dhe çmimit të naftës. Kjo po ndodhë si pasojë e kufizimeve që shtetet janë duke i ndërmarrë për shkak të pandemisë së Covid-19.

Për këtë, gjatë këtij viti Rusia pritet të ketë rënie të eksportit të naftës prej 16.4%. Kjo do të ndikojë në rënien e fitimit të kompanive ruse që merren me prodhimin dhe tregtimin e naftës, ndërsa për shtetin më pak të hyra për buxhetin e shtetit, buxhet i cili varet nga eksportet e naftës dhe gazit.