Komisionerja e LVV-së në veri dyshohet se prishi procesin zgjedhor, shoqërohet në polici

E publikuar: 29/11/2020 18:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Veriut, Branisllav Radoviq ka konfirmuar për KosovaPress, se një person i gjinisë femërore me inicialet S.G, është shoqëruar në policisë, e cila me gjasë dyshohet se ka prishur procesin zgjedhor.

“Një komisionere e VV është shoqëruar në polici që dyshohet se ka prishur procesin zgjedhor. Pas marrjes së deklaratës ajo është liruar menjëherë, ndërsa prokurori është njoftuar dhe është duke u marrë me rastin”, ka thënë Radoviq për KosovaPress.