Komisionerja e BE për Zgjerimin, Marta Kos vjen në Shqipëri më 13 mars! Zbardhet agjenda

E publikuar: 07/03/2025 19:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

E enjtja e 13 marsit do ta gjejë komisioneren e Bashkimit Europian për Zgjerimin Marta Kos në Shqipëri.

Diplomatja e BE, gjatë vizitës së saj në Shqipëri do të zhvillojë disa takime, fillimisht me presidentin Bajram Begaj.

Pas takimit me Presidentin e Republikës, Kos pritet të takohet me kryeministrin Edi Rama, me të cilin do të ketë një konferencë të përbashkët.

Pas një konference me temë zgjerimin e Bashkimit Europian që do të zhvillohet në Kolegjin e Europës, Marta Kos do të takojë kryeparlamentaren Elisa Spiropali.