Komandanti amerikan rekomandon ndryshime në ushtrinë në Evropë pasi që kërcënimet ruse po rriten

E publikuar: 30/03/2022 21:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komandanti i lartë i ushtrisë amerikanë në Evropë, Tod Wolter, ka thënë se qëndrimi i trupave amerikanë në rajon duhet të ndryshoj, marr parasysh kërcënimin në rritje nga Rusia.

Wolters, i cili drejton Komandën Evropiane të Ushtrisë, pushtimin e Ukrainës e ka quajtur si “akt të pakuptimtë”, teksa shtoi se invazioni rus ofron një mundësi për të rishqyrtuar arkitekturën e përhershme ushtarake që ekziston në Evropë, shkruan BBC.

Tutje, ai shtoi se kjo do të përfshinte si dislokimet e trupave në terren në Evropën Lindore, patrullimin ajror si dhe forcat detare.