Koke beson në rikthim: E mposhtëm 4-0 Realin me Ronaldon

E publikuar: 03/05/2017 11:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mesfushori i Atletico Madridit, Koke, beson në një rikthim të Los Colchoneros ndaj Real Madridit.Koke për referencë e ka marrë ndeshjen historike të Atleticos, fitoren prej 4-0 në La Liga vite më parë kur Los Blancos u drejtuan nga Ancelotti.

“Është keq të humbasësh dy finale dhe më pas një gjysmëfinale”.

“Ne kurrë nuk do të ndalemi duke luftuar, ne gjithmonë ngritemi pas një goditje të rënd딓Rikthimi? Ky është futbolli, shkoni dhe pyesni PSG-në”.

“Kurrë nuk i dihet në futboll. Me Cristianon në Calderon, ne fituam 4-0”.

“Tash duhet të kërkojmë falje ndaj tifozëve dhe të kthehemni të mërkuërn fuqishëm, duam që të japim gjithçka që të mbetemi në Ligën e Kampionëve dhe do të luftojmë”.“Reali bëri mirë në kundërsulme dhe fitoi. Tash duhet t’i përgëzojmë e të fitojmë të mërkuërn. Simeone na ka thënë në zhveshtore se kush do që nuk dëshiron të luaj të mërkurën duhet t’i tregoj atij”, u shpreh Koke pas deklasimit në Bernabeu. /Telegrafi/