Koeman: Everton-Liverpool si Barca-Real

E publikuar: 18/12/2016 15:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Everton-Liverpool mund të konsiderohet ndryshe edhe si El Clasico i futbollit anglez. Është ky mendimi i Ronald Koeman trajnerit të Evertonit që në konferencën për shtyp, përpara derbit të Liverpoolit foli me superlativa për rëndësinë e kësaj sfide. Si një ish lojtar i Barcelonës 53-vjecari holandez e ka përjetuar nga afër se cfarë do të thotë një El Clasico mes Realit dhe Barcës por tashmë ai po pret me padurim të shijojë nga afër emocionet që të dhuron derbi i Liverpoolit, që është edhe një nga ndeshjet me spektakolare të botës së futbollit dhe që të gjithë shqiptarët do të kënë mundësi ta përjetojnë live në ekranin e Supersport. Në Goodison Park këtë të Hënë ,Koeman do të ketë përballë gjermanin Jurgen Klopp një trajner të cilin e vlerëson maksimalisht për atë cfarë ka arritur në karrierë por që holandezi beson se mund ta mposhtë.

“Si një ish lojtar i Barcelonës unë kam luajtur në shumë El Clasico, por edhe si një ish futbollist i Ajaxit dhe Feynoord-it kam përjetuar nga dy kampet se cfarë rëndësie dhe cfarë vlere ka klasikja e futbollit holandez. Por duke parë futbollin që zhvillohet dhe kulturën që ekizston në Angli për këtë sport, Everton-Liverpool është një ndeshje akoma më emocionuese dhe spektakolare se dy të parat. Është derbi i një qyteti që jeton me futbollin dhe spektakli do të jetë i sigurtë. Klopp po bën një punë të mirë te Liverpooli dhe skuadra po tregon një formë të mirë por unë kam besim te futbollistët e mi. Ne luajmë para publikut tonë dhe duam të fitojmë në Goodison Park për të gëzuar edhe tifozët tanë”.

Evertoni ka zhvilluar 8 ndeshje në shtëpi në këtë sezon të Premier Leagues dhe deri tani nuk ka humbur asnjë takim duke regjistruar 4 fitore dhe 4 barazime, por statistikat nuk e favorizojnë aspak skuadrën e Ronald Koeman që nuk fiton në derbi që nga 2010-ta./SUPERSPORT.AL/