Koeman: Edhe unë do të doja ta kisha Mbappen në skuadrën time

E publikuar: 29/08/2021 14:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes që klubi i tij do ta zhvillojë sot ndaj Getafes nga ora 17:00.

Koeman nuk i ka shpëtuar pyetjes rreth asaj që Real Madrid është afër të transferojë Kylian Mbappen tek klubi spanjoll.

Holandezi është shprehur se nëse Real Madrid i ka paratë për ta transferuar, atëherë pse të mos e bëjnë, duke theksuar se edhe ai do të donte ta kishte në skuadër francezin.

“Nëse Real Madrid i ka paratë, atëherë ata mund t’i përdorin (për të nënshkruajtur me Mbappen).

“Mbappe është një nga lojtarët më të mirë në botë kështu që unë do të doja ta kisha në skuadrën time.

“Çdokush provon të përmirësoj skuadrën e tyre dhe nëse ju mund të sillni lojtarë të kalibrit të tillë, ajo do të ishte perfekte” është shprehur Koeman.

Holandezi gjithashtu shtoi se çmimet e transferimeve janë absurde dhe të çmendura.

“Për mua këto shifra janë absurde. Të gjithë kanë probleme, për mua është çmenduri të paguash kaq shumë para për një lojtar”, ka përfunduar 58-vjeçari.