Koci kritikon BE-në: Ukrahinës në gjendje lufte ia liberalizuat vizat, s’ka asnjë arsyetim më për Kosovën

E publikuar: 11/05/2021 16:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Avokati Arianit Koci ka reaguar me anë të një shkrimi në Facebook në lidhje me vonesat për liberalizimin e vizave nga ana Bashkimit Evropian për Kosovën.

Koci thotë se pas liberalizimit të vizave për Ukrainën me 50 milionë banorë, e në gjendje lufte për shkak të Krimesë, nuk ka asnjë arsyetim për mos liberalizim të vizave për Kosovën.

Tutje ai iu referohet si rrenca zyrtarëve të Evropës dhe thotë se edhe ne e kemi krenarinë tonë dhe duhet të përfundojë ky proces. Reagimi i plotë: Na kanë mërzitë me këtë “përspektiven evropiane”, prej zyrtarëve të Evropës.
A ka mundësi hiç mos me hy në BE?Nuk jemi Britani, por e kemi krenarinë si të tyre.

Çka po ma vynë me pasë punë me rrenca?Pas liberalizimit të vizave për Ukrainën – me 50 milion banorë, e në gjendje lufte për shkak të Krimesë, nuk ka asnjë arsyetim për mos liberalizim të vizave për Kosovën.
Rrenca!