Koci: Kërkesa për ekstradimin e Haradinajt do të refuzohet

E publikuar: 05/01/2017 03:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Avokati Arianit Koci ka thënë se lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj nesër do të paraqitet para Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm të Gjykatës së Apelit në Colmar.

Ai në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka bërë të ditur poashtu se kērkesa e Serbisë për ekstradim do tē refuzohet.

“Ramush Haradinaj, sot do të paraqitet para zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, të Gjykatës së Apelit në Colmar.Me këtë rast, dhoma hetuese e kësaj gjykate, do ta shqyrtojë kërkesën e Serbisë për ekstradim”.

“Franca është një prej shtetëve që më së shumti e ka mbështetur Kosovën në rrugën drejt lirisë, dhe i njeh shumë mirë rrethanat gjatē dhe pas luftës në Kosovē”.

Prandaj, kērkesa për ekstradim do tē refuzohet dhe z. Haradinaj pritet të lirohet gjatë ditës së sotme”, ka shkruar ai, transmeton Klan Kosova.