“Koalicionet s’duhet të ndahen, votën e fituan bashkë”

E publikuar: 16/06/2017 12:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Tali, ka dhënë se koalicionet që garuan së bashku në zgjedhje, nuk do të duhej të kishin të drejt të ndaheshin pas tyre.

Sipas Talit, pasi Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, kërkuan votën së bashku me Partinë Demokratike të Kosovës, atëherë këto tri parti do të duhej të qëndronin bashkë.

Njëjtë duhet të jetë edhe me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, sipas Talit.

“Sipas mendimit tim koalicionet zgjedhore nuk duhet të kenë të drejtë për t’u ndarë, sepse kane garuar (fituar vota) si një subjekt”, ka shkruar ai në Facebook.

“Pra, nuk duhet lejuar qoftë AKR-ën, qoftë Alternativën të ndahen nga LAA, apo AAK ose Nismën prej PAN-it”.