Koalicionet e “tradhtive”

E publikuar: 10/09/2017 00:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Koalicionet dhe lakmia, pastaj lufta dhe pushteti, zbërthehen këtë javë në temën e së dielës “Koalicionet e tradhtive”.

Edhe marrëveshja e koalicionit qeverisës PAN-AKR, konsiderohet si reprizë e marrëveshjeve të mëparshme për marrje dhe ndarje të pushtetit, të cilat u prishën para kohe dhe me “tradhti”.

Për temën e javës, lexuesit e numrit special të “Kohës Ditore”, mund të lexojnë shkrimin “Rroftë Qeveria, poshtë Qeveria”.

Kurse, njohësi i çështjeve politike, Krenar Gashi, thotë se pushteti në Kosovë mbahet nga strukturat joformale.

Problemet e vreshtarëve të Rahovecit dhe Suharekës, shpalosen në rubrikën Reportazh.

Te Bota vijnë shkrimet babai që i shpëtoi fëmijët nga ISIS-i dhe shteti i vogël që furnizon botën.

Artan Hasani, këtë javë rrëfen te ‘7 shkronjat’ për ritmin si element që trashëgohet, ndërsa në Fejton lexuesit mund të lexojnë për hetimet e Tribunalit të Hagës.

Faqet e Kulturës këtë javë janë rezervuar për skulpturat ku gdhenden histori e legjenda dhe për disenjatoren që lë gjurmët e traditës shqiptare në pasarelat botërore.

Në Monument këtë javë, është shkrimi Kulla e boshatisur në Nivokaz të Gjakovës, që dikur ishte shtëpi për 117 banorë.

Debutimi i ëndrrave i Enis Bytyçit me Kosovën, e shumë shkrime të tjera për sportistët shqiptarë, janë shkrimet që adhuruesit e sportit mund të lexojnë në këtë numër të së dielës, si dhe shumë rubrika tjera të përjavshme.