KMShK-ja kundërshton iniciativën rreth hartimit të Ligjit për media, përpjekje për kontroll dhe censurë

E publikuar: 08/05/2018 18:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bordi i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK) shpreh shqetësimin dhe kundërshtimin për iniciativën rreth hartimit të Ligjit për Media, duke e konsideruar si edhe një përpjekje për kontrollë dhe cenzurë mbi mediat.

Legjislacioni aktual në Kosovë rregullon në mënyrë të plotë funksionimin e mediave dhe KMShK konsideron se nuk ka nevojë për ndonjë ligj të ri, si ai që po synohet të hartohet.

Bordi i KMShK-së vlerëson se për mirëfunksionimin e mediave mjafton të zbatohen ligjet aktuale, që përbëjnë praktikat pozitive të funksionimit të mediave.

Bordi i KMShK-së e konsideron të papranueshme çdo përpjekje për të kufizuar lirinë e mediave dhe të shprehjes, nëpërmjet ligjeve të panevojshme