KMDLNJ përkrah vendimin e BIK-ut për mosfaljen e Bajramit

E publikuar: 30/07/2020 13:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Lirive dhe Njeriut ka përshëndetur vendimin e Bashkësisë Islame të Kosovës për mosfaljen e namazit të Kurban- Bajramit në xhami, për shkak të pandemisë së koronavirusit

Ky këshill thekson se BIK-u ka bërë një veprim shumë të mirë në mbrojtje të shëndetit të besimtarëve që do ta falnin namazin në xhami, por edhe të familjeve të tyre dhe rrethit ku jetojnë.

KMDLNJ sugjeron qytetarët e Kosovës t’u përmbahen rekomandimeve të institucioneve përgjegjëse, të festojnë Kurban-Bajramin në shtëpi, pa bërë vizita familjare si më parë dhe se mbështet vendimin e BIK-ut në tërësi si kontribut për luftimin e pandemisë së shkaktuar nga COVID-19.