KMDLNJ: Një person është zhdukur pa gjurmë

E publikuar: 27/09/2017 12:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

KMDLNJ në Prizren ka marr një informatë nga deputeti Zafir Berisha se Nazim Fanaj i lindur në vitin 1974 në fshatin Vërmicë, Prizren që ka jetuar në Han të Elezit prej ditës së hënë përkatësisht nga data 18 shtator është larguar nga shtëpia, pa lënë asnjë gjurmë.

KMDLNj fton të gjithë ata që kanë ndonjë informatë për vendndodhjen e Nazim Fanaj apo që mund të ndihmojë në zbardhjen e këtij rasti të lajmërohen në zyrën e Q. R. Të KMDLNj në Prizren apo në Prishtinë në tel. 038249006 , 044 500502 dhe 044187340./