Kllokoqi letër Kurtit: Mos mendoni për ne vetëm atëherë kur keni më së shumti nevojë

E publikuar: 02/12/2021 13:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kollokoqi i ka drejtuar një letër të hapur kryeministrit, Albin Kurti, Ministrit të Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe Ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifit, shkruan EkonomiaOnline.

“Mos mendoni për ne vetëm atëherë kur keni më së shumti nevojë si shtet në ditët tuaja më të vështira, por mendoni për ne edhe në ditët tona më të vështira. Bëhuni shok i mirë i ekonomisë, na e hapni të paktën një derë të rrugëdaljes nga kjo fatkeqësi”, thuhet në letrëm e Kllokoqit.

Sipas tij, afro 3000 punëtorë apo 15000 qytetarë të këtij vendi po përballen me krizë të madhe ekonomike duke u mohuar e drejta për jetë e pa të ardhura për shkak të vendimeve jo adekuate konform situatës pandemike.

“Jemi shteti me shkallën më të lartë të vaksinimit dhe stabilitetin më të lartë epidemilogjik për më shumë se dy muaj e gjysmë, sepse të gjithë jemi të përkushtuar ti përmbahemi asaj që është për të mirën tonë, dhe as që jeni lodhë që ti rivlersoni masat po për aq kohë”, thuhet në letrën e tij.