
Mesazhi i ish-Presidentit Bill Clinton
Ish presidenti i SHBA-ve si dhe një ndër përkrahësit më të mëdhenj të Kosovws Bill Clinton, në urimin e tij për 10-vjetorin e pavarësisë së Kosovës ka rrëfyer për ngjarje të cilat i ka përjetuar në Kosovë, por edhe ka thënë se paqja në Kosovë është shenjë shprese për të gjithë shoqëritë në botë. Clinton i ka bërë thirrje të gjitha kombeve që të pranojnë sovranitetin e Kosovës, duke theksuar se ai mbështet ambiciet e Kosovës për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian, NATO-n. Ndjekim mesazhin e ish presidentit Clinton./21Media