Kjo është vlera e drogës që u kap nga Policia e Kosovës

E publikuar: 23/05/2022 22:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se vlera e Drogës e cila është konfiskuar sot nga Policia e Kosovës është 6 milionë euro..

Sveçla përmes një postimi në Facebook, ka thënë se vlera e pajisjeve në laboratorin në Izvor ka rezultuar të jetë 1.5 milionë euro.

“Pas shkatërrimit të laboratorit në veri të vendit, Izvor, vlera e drogës së konfiskuar e cila tashmë po shkatërrohet ka rezultuar në vlerë 6 milonë euro ndërsa vlera e paisjeve 1.5 milionë euro’’, shkroi ai në Facebook.

Ndryshe, Policia e Kosovës ka realizuar një aksion në afërsi të kufirit me Serbinë, përkatësisht në vendin e quajtur Izvor.