Kjo është pasuria e Lutfi Hazirit

E publikuar: 27/05/2017 12:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri hyn në mesin e zyrtarëve më të pasur në Kosovë.

Mirëpo, meritat për pasurinë e tij shihet t’i ketë prindi, pasi pasuria në vlerën e mbi 1 milion eurove, është deklaruar si e trashëguar prej të atit, shkruan Indeksonline.

Haziri, në këtë mes të trashëgëmisë ka deklaruar 9 prona. Kështu bëhet e ditur në formularët e deklarimit të pasurisë për vitin 2016.

Ai ka deklaruar edhe pasurinë në emër të bashkëshortes, një tokë në vlerën e 15 mijë eurove, si dhe një banesë në shumën e 100 mijë eurove.

Vetura poashtu është deklaruar në emrin e bashkëshortes, e që kap vlerën e tre mijë eurove. Për punën e tij në Komunë, Haziri ka deklaruar se paguhet në vlerën e 15 mijë e 512 eurove.

Kujtojmë se nënkryetari i LDK-së, nuk figuron as në listat e kandidatëve për deputetë nga partia prej nga vjen. /Indeksonline/