Kjo është pasuria e Kryeministrit, qiraja e shtëpisë, të hyrat mujore dhe paratë në bankë

E publikuar: 28/06/2021 13:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit se po paguan 250 euro në muaj qira për shtëpinë në lagjen Taslixhe në Prishtinë, ku u zhvendos në mars të këtij viti, raporton Gazeta Express.

Kurti thotë se është marrë vesh që të qëndrojë për tri vjet në shtëpinë dykatështe, ndërsa qiranë ia paguan një personi të përshkruar si B.Z.

Në deklarimin e pasurisë, Kurti e ka futur edhe një apartament. Blerja e këtij apartamenti vlerësohet se ka kushtuar 400 mijë euro dhe është deklaruar se është në pronësi të bashkëshortes së saj. Për ta blerë apartamentin 67 metra katror, Kurti ka deklaruar se gruaja e tij ka marrë 300 mijë euro kredi në një bankë në Oslo të Norvegjisë. Kredinë do ta paguajë për 25 vjet.
Kryeministri ka deklaruar se merr 1 mijë e 305 euro pagë nga Qeveria për detyrën e tij si shef i Ekzekutivit. Ai merr pagë edhe nga partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje, ku është kryetar. Nga ky subjekt politik, nga pagat e janarit, shkurtit dhe marsit të këtij viti, ai mori 4 mijë e 200 euro.

Kurti ka deklaruar se ka 529 euro të garshme në bankë, ndërsa gruaja e tij mban 10 mijë euro në një bankë në Norvegji.