Kjo është pasuria dhe kursimet e Avdullah Hotit, kandidat për kryeministër i LDK-së

E publikuar: 17/05/2017 07:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Avdullah Hoti është kandidat zyrtar për kryeministër të Kosovës, nga radhët e LDK-së.
Ky vendim është marrë pas një mbledhje që kishte Kryesia e kësaj partie.

Avdullah Hoti nga Ministria e Financave, ka 160 mijë euro pasuri. 128 mijë euro, kanë kushtuar vetëm banesat e tij. E vetura që vozit, ka vlerën e 5,800 euro, raporton Periskopi.

Hoti ndër të tjera, ka edhe para të kursyera sikur në emrin e tij ashtu edhe të bashkëshortes dhe fëmijëve të tij.

Siç ka deklaruar ai, merr gjysmë page nga Universiteti i Prishtinës, ku është profesor, pagën si ministër dhe merr pagë nga një Kolegj privat, varësisht prej orëve që ligjëron.

Të hyra të tjera në familjen e tij janë paga e bashkëshortes që punon në KGJK dhe merr para nga një banesë e lëshuar me qira.

Hoti kishte këto poste më parë:

2010-2013 Nënkryetar i Komunës së Prishtinës

2008-2009 Këshilltar për ekonomi i Kryetarit të Komunës së Prishtinës

2007-2009 Anëtar i Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës

2006-2007 Këshilltar për arsim të lartë i Ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë

1999-1994 Hulumtues në Institutin për Hulumtime Zhvillimore “Riinvest”